Olsi i Xibrakës, Bardhi: Ja pse vëllai i Edi Ramës përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Olsi i Xibrakës, Bardhi: Ja pse vëllai i Edi Ramës përdorte makinën e trafikantëve të drogës

21:25, 28/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur me denoncimin e vëllait të kryeministrit Olsi Rama si të përfshirë në trafikun e drogës në laboratorin e Xibrakës.

Bardhi tha se makina që është përdorur nga trafikantët e tjerë është përdodur dhe nga një person i katërt që nuk është identifikuar nga Policia, por sipas të dhënave të sistemit TIMS, kjo makinë është përdorur nga Olsi Rama.

 “Nga dosja penale rezulton që prokuroria në rastin e laboratorit të Xibrakës, arrestoi 9 persona. Ndërkohë, në dosjen e Prokurorisë flitet për një person të paidentifikuar nga policia, prokurorët janë kujdesuar që këtë faturën e mosidentifikimit t’ia japin policisë është në kontroll nga Edi Rama.

Në dosjen e Policisë, ky person identifikohen si një person 45-vjeç me flokë të shkurtra dhe që përdor mjetin me targë AA 653 DM. Por, ajo që i mbivendoset sipas të dhënave të sistemit TIMS rezulton që përdoruesi i makinës të jetë Olsi Rama.

Ai ka përdorur makinë që është përdorur nga ky person i paidentifikuar. A ka shqiptarë që policia arrin të dallojë një person në pamje, ka thënë moshën 45 vjeç, ndërkohë emrin nuk ia ka vënë. Emrin ia ka vënë sistemi TIMS. Në pronësi të makinës është një zonjë.

 Ai person është identifikuar si drejtues. Të njëjtin automjet e përdorin dhe tre trafikantët e tjerë që janë identifikuar, i katërti që nuk është identifikuar rezulton që është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit”,-tha Bardhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco