Berisha: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij

Berisha: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij

19:57, 28/03/2024
A+ Aa A-

 

Duke folur në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje Edi Ramës, që të japë dorëheqjen pasi publikimit të fakteve të reja për përfshirjen e Olsi Ramës në laboratorin e kokainës në Xibrakë.

Deklaroi se Olsi është vetëm ushtari i Edi Ramës, që zbaton vetëm porositë e tij.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Mos harroni këtë vit 28 marsin, kur dokumente zyrtare nga sistemi TIMS, nga përgjimet e policisë, nga gjurmimet e policisë, faktuan se Olsi ishte përfaqësuesi i Edi Ramës në aferat e mëdha të drogës në Shqipëri, Ballkan, Europë dhe botë.

Mund të thoni ju a e dinte Edi Rama këtë?

Miqtë e mi, Edi Rama jo vetëm që e dinte, por prokurorët që e ndrynë çështjen dhe që e lanë, megjithëse dihej se personi i paidentifikuar ishte fiks Olsi Rama, megjithëse dihej pa asnjë kundërshtim, por që e ndanë dhe e mbyllën në një sirtar, njërin e bëri prokuror të përgjithshëm, tjetrin u bë copa për ta bërë kryeprokuror të SPAK. T’i shërbente me çdo kusht se e mbrojtën nga demaskimi përfundimtar si klani më i rrezikshëm i kokainës në Shqipëri.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë sepse Olsi është ushtari i tij. Olsi zbaton vetëm porositë e tij.

Kurse Edi Rama është arkitekti, është bajlozi i drogëzimit të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco