Tubimi qytetar/ Gjata: SPAK punon me regji, prokurorë të dështuar që urdhërohen nga Rama-Veliaj

19:23, 27/03/2024
A+ Aa A-

Çlirim Gjata, anëtar i Kryesisë së PD-së, në ditën e 86 të tubimit qytetar në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, tha se drejtësia sot është si e do krimi, korrupsioni dhe Edi Rama me qeverinë e tij.

“Nisur nga çfarë po ndodh, arrestimi i Jorgo Goros, kryebashkiakut apo ish-kryebashkiakut në detyrë, jo se nuk e meritonte të shkojë në burg, por është i 200 në atë listën e atyre që e meritojnë, që nis me Edi Ramën dhe Erion Veliajn.

Goro u dorëzua nga Edi Rama për të na thënë se drejtësia funksionon dhe se SPAK po punon. Po pse i bëri Goro veprimet, nga paaftësia? Jo, sepse mund të marrësh dosje të tjera dhe sheh se ai ka respektuar procedurat. Po në rastin konkret pse i shkeli procedurat? Sepse e urdhëruan dhe ka marrë para, sepse nëse nuk do të merrte para nuk do zbatonte urdhërat”, tha Gjata.

Ai u shpreh se çfarë ka ndodhur me këta strategjikët? Gjata u përgjigj: thjesht kriminalët, u zëvendësuan nga strategjikët.

“Po SPAK pse nuk heton se kur e mori Artan Gaçi këtë titullin strategjik? Kur bashkëshortja e tij, Olta Xhaçka ishte ministre. Atëherë pse nuk vepron SPAK? Sepse SPAK vepron me regjinë e Edi Ramës, kush duhet të arrestohet, si dhe në çfarë ore duhet të arrestohet”, tha Gjata.

Ai u shpreh se SPAK ka dështuar, ata prokurorët janë dështakë në profesion, jetë e kudo, përderisa i binden Erion Veliajt dhe Edi Ramës.

“Ta dijë Erion Veliaj se nëse do i duhet Edi Ramës, edhe ai në burg do të vejë, sepse ata kanë një luftë të fortë brenda tyre”, tha Gjata.

Ai u shpreh se një prokuror nga këta merr 6.5 mln lekë në muaj rrogë dhe punojnë me regji, me urdhërat e Ramës.   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco