Kedhi: Republikanët humbën zgjedhjet e mes mandatit në SHBA,.menduan se ata që nuk duan Biden, do votonin për ta

21:43, 26/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin A Show në SYRI TV me moderatorin Adi Krasta për të komentuar situatën politike në SHBA ishte Nikola Kedhi.

Kedhi është shprehur se Partia Republikane në SHBA mendoi se ka një pakënaqësi e popullit amerikan ndaj Biden dhe kjo pakënaqësi do të materializohet me votë kundër, gjë që nuk ndodhi.

"Në vitin 2022 në zgjedhjet mes mandatit në SHBA, me pakënaqësinë e madhe që ishte ndaj Biden dhe politikave të tij, partia Republikane mendoi se duke ecur në këtë rrugë dot kishte një fitore në zgjedhje por kjo nuk u materializua me përjashtim të shtetit të Floridës.

Gabimisht Partia Republikane mendoi se shumica meqë janë kundër Biden do të thotë se janë pro republikanëve, gjë që nuk ndodhi. Elektorati ka menduar që të japë votën ën delegimin e kopetencave duhet të ketë një vizion dhe paketë politike për të marrë votat, kjo gjë ndodhi në Florida me De Santis i cili kishte një program të qartë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco