Vokshi: Aksioni opozitar, Rama ka bërë 10 hapa pas. Qytetarët kanë besim te Berisha

Vokshi: Aksioni opozitar, Rama ka bërë 10 hapa pas. Qytetarët kanë besim te Berisha

21:33, 26/03/2024
A+ Aa A-

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, u shpreh se bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, PD do të jetë partia fituese.

Në një intervistë për “A-Show” në Syri Tv, Vokshi tha se si rezultat i betejës së opozitës në Kuvend, janë realizuar disa fitore të vogla, por Edi Rama ka bërë 10 hapa pas dhe do të vazhdojë të bëjë hapa pas.

“Jemi të vendosur për respektimin e të drejtave tona, nuk kemi lënë pas dore organizimin e strukturave tona. Aksioni opozitar Brenda Kuvendit, ndërthurur me aksionin opozitar jashtë Kuvendit, dhe ju patë protestën e 20 shkurtit, tregojnë se qytetarët kanë besim te opozita e drejtuar nga Sali Berisha, se qytetarët janë të bindur që arrestimi i Sali Berishës është i padrejtë”, tha Vokshi.

Ajo u shpreh se opozita duhet të punojë 24 orë çdo ditë, Brenda dhe jashtë Kuvendit për të bindur edhe ata qytetarë që ndoshta ende nuk janë të bindur, që të votojnë PD-në.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco