Artisti i madh kosovar/ Rama, Thaci, Haradinaj nuk krahasohen me Sali Berisha

Artisti i madh kosovar/ Rama, Thaci, Haradinaj nuk krahasohen me Sali Berisha

20:34, 26/03/2024
A+ Aa A-

Artisti dhe profesori i njohur Enver Petrovci ishte i ftuar në emisionin "Show i së premtes", me Adelina Ismailin, ku është përgjigjur në shumë pyetje rreth, jetës, karrierës dhe aktualitetit.

Në pyetjen e Adelinës se: Cili nga politikanët tonë ka paraqitjen më të mirë artistike sipas profesorit Enver Petrovci, ai u përgjigj se paraqitjen më artistike e ka Menduhi.

"Mendoj se më artistike e ka Menduhi, po flasim për artistike, ndërsa Ali Ahmeti është më fullirant. Menduhi i ka pa do filma, t'kishte qenë femër isha martuar me të pasi seksi ka dalur", ka theksuar Petrovci.

Për Sali Berishën, Petrovci ka theksuar se është i pakonkurencë në krahasim me Edi Ramën, Hashim Thaçin e Ramush Haradinajn.

"Sali Berisha është i pakonkurencë, është krejt artist, nga duart e te këmbët. E kam shumë dost", ka theksuar ndër të tjera Petrovci.

Për Vjosa Osmanin ka theksuar se po i pëlqen se pi vishet me shije si Angela Merkel, po ashtu flet me qetësi. Ai shtoi se një vërejtje do t'ia thotë ballë për ballë e jo publikisht.

Ndërkohë për Albin Kurtin ka theksuar se nuk posedon fare art, por ai është i mençur.

“Kurti besoj se ka lexuar më shumë se tërë parlamenti bashkë. Albinin nuk e ka bërë koha, ka punuar për të qenë këtu ku është sot”, tha ai.

Përfundimisht për Enver Petrovcin, Sali Berisha e ka qëndrimin më artistik me të lartpërmendurit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco