Haxhimali: Prej zgjedhjeve të 14 majit janë 22 kryebashkiakë që kanë probleme me drejtësinë

Haxhimali: Prej zgjedhjeve të 14 majit janë 22 kryebashkiakë që kanë probleme me drejtësinë

20:20, 26/03/2024
A+ Aa A-

Eksperti i politikave, Agron Haxhimali, thotë se prej zgjedhjeve të 14 majit, janë rreth 22 kryebashkiakë, të cilët kanë probleme me drejtësinë.

“Rreth 22 kryebashkiakë që kanë probleme me drejtësinë. Lajm jashtëzakonisht shumë i keq, lajm i trishtë. Një e treta e të zgjedhurve publik, të kenë këtë moral. Tregon që shoqëria jonë ka probleme shumë të mëdha, politika në vendon tonë ka probleme të mëdha”, tha Haxhimali në një intervistë për Faxnews.

Rreth deklaratave të kryeministrit Rama se ky i fundit do të merret personalisht me Fredi Belerin, Haxhimali kishte këtë koment:

“Pse do merresh ti personalisht? Ti je kryeministri i gjithë shqiptarëve. Një deklaratë kompromentuese. Por ajo çka është më kompromentuese, është pjesa tjetër e adresuar Jorgo Goros. Fakti që sot kemi këtë rezultat, minimalisht kryeministri duhet të kërkonte falje ndaj himariotëve. Duket sikur kemi një skenar të përgatitur, kemi një regji dhe gjërat po shkojnë siç do kryeministri”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetari Albi Rakip nëse Greqia do të ndërmarrë veprime të tjera rreth këtyre çështjeve, Haxhimali u përgjigj:  “e kam thënë që Greqia do ta shfrytëzojë këtë rast. Mendoj se Greqia nuk duhet të përfshihet, sepse kjo është një çështje e brendshme. Nuk duhet të legjitimohet në asnjë mënyrë ndërhyrja e Greqisë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco