Revoltat antikomuniste/ Qosja: Do t’i rikthej madhështinë Kavajës, në bashki nuk gjeta as lapsa

16:47, 26/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja në fjalën e mbajtur përpara demokratëve në përkujtim të 26 marsit 1990 ku filluan revoltat e para antikomuniste në Shqipëri është shprehur se ky qytet ka bërë historinë duke qenë gjithmonë e para në rrymën e ndryshimit.

Qosja ka theksuar se sa herë ka qeverisur PD në Kavajë janë bërë disa gjëra më mirë deh sa herë ka qeverisur PS janë bërë dhjetra gjëra keq.

"Sot është 26 marsi, dita e Kavajës, dita ku ky qytet bëri historinë, ajo ishte e para gjithmonë në rrymën e rrëzimit të diktaturës. Kavaja ishte e para gjithmonë po ashtu dhe në zgjedhjet që kaluam ne ishim të parët dhe patëm një mbështetje të jashtëzakonshme të kandidatit të partisë demokratike ku korrëm një fitore të madhe.

Ne sot ndodhemi përpara një katastrofe ku lideri i opozitës është nën masën shtrënguese ku nuk e lejojnë të thotë fjalën e  tij të lirë. Deputetët e parlamentit nuk lejohen të futen në sallën e parlamentit, i është hëngër haku demokratëve dhe them që duke u bashkuar të gjithë bashkë ashtu do ta bëjmë Shqipërinë pasi bashkë fitohet.

Jam në krye të bashkisë prej gati 10 muaj dhe jam më krenar se kurrë nga një bashki e lënë pas dore kemi ku nuk kishte as stilolapsa sot buxheti është në vlerën e 14 milionë eurosh.  Kemi rreth 20% të buxhetit e kemi përkthyer në investime për njerëzit dhe qytetarët që e duan këtë qytet, ne do të investojmë në rrugë, në stadiumin Besa aty ku është bërë historia e këtij qyteti dhe në të gjitha sektorët që kanë nevojë për ndërhyrje.

Sa herë ka qeverisur PD në Kavajë janë bërë disa gjëra më mirë deh sa herë ka qeverisur PS janë bërë dhjetra gjëra keq, prandaj kërkoj mbështetjen e juaj në këtë rrugëtim."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco