SYRI TV/ Tjetër kryebashkiak i PS në SPAK, Leonard Hide akuzohet se favorizoi kultivimin e kanabisit

14:09, 18/03/2024
A+ Aa A-

 

Kryebashkiaku socialist I Libohovës Leonard Hide ka dal sot para gjykatës si i pandehur për shpërdorim detyre.

Hide akuzohet nga SPAK se gjatë detyrës së tij si shef krimesh në Policinë e Gjirokastrës ka favorizuar grupet kriminale në kultivimin e kanabisit.

Ndërsa refuzoi të fliste mbi akuzat, Hide u përpoq të shfajësonte Partinë Socialiste nga kandidimi I tij, me argumentin se nuk ishte në dijeni se po hetohej.

SYRI TV

Leonard Hide, kryetari i Bashkisë së Libohovës është paraqitur sot në Gjykatë si i pandehur, për favorizimin e grupeve kriminale në kultivimin e drogës, në kohën që mbante detyrën e shefit të Krimeve në komisariatin e Gjirokastrës.

Kryebashkiaku socialist u hetua dhe u akuzua nga prokuroria e Gjirokastres, se gjatë ushtrimit të detyrës në polici, ai ka favorizuar kultivimin e drogës, dhe sëbashku me disa ish-kolegë të tij në Polici do të ulen në bankën e të akuzurve.

Pas zyrtarizimit te akuzave dosja u kalua per competence ne SPAK. Por ndërsa paraqitej përballë Gjykatës, Hide ka refuzuar të sqarojë para mediave akuzën ndaj tij, por ka marrë përsipër shfajësimin e Partisë Socialiste që e kandidojë në zgjedhjet e 14 majit. Hide u shpreh se gjatë kohës që ai kandidojë në zgjedhje, nuk ishte në dijeni të hetimit që po kryhej.

Parcelat me kanabis u zbuluan gjatë një operacioni të shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat dhe Prokurorisë Gjirokastër. Këtë të hënë seanca paraprake për kalimin ose jo për gjykim nuk u zhvillua, pasi GJykata i ka kërkuar SPAK të mbajë qëndrim nëse çështja do të gjykohet në këtë Gjykatë apo do të gjykohet në Gjirokastër. Hide mori mandatin e kryetarit të Bashkisë së Libohovës në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e Partisë Socialiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco