Humbi jetën pasi e zuri poshtë vinçi, italianët në protestë për vdekjen e shqiptarit

Humbi jetën pasi e zuri poshtë vinçi, italianët në protestë për vdekjen e shqiptarit

14:08, 18/03/2024
A+ Aa A-

Një muaj pas vdekjes tragjike të shqiptarit Edison Malaj në Itali, banorët e zonës janë ngritur në protestë për kushtet e këqija në ambientet e punës.

Më parulla dhe qirinj në duar ata kërkuan rritjen e sigurinë në ambientet e punës, për të shmangur fatkeqësi të ngjashme. Në protestë ishte e pranishme edhe vajza e 55-vjeçarit, Sara Malaj e cila kërkon drejtësi për ndarjen nga jeta  para kohe të të atit.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 shkurt në Frascineto, një zonë pranë Cosenza-s në Kalabri.

Sipas mediave italiane, i ndjeri u dëmtua rëndë, pasi një pllakë betoni i ra sipër nga një vinç. Për rastin janë vënë nën hetim tre persona, ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për për vrasje nga pakujdesia dhe neglizhencë në punë.

Sakaq, Prokuroria ka nisur hetim për zbardhjen  e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco