Meta publikon VIDEON: Qeveria të marrë përgjegjësitë, pasi ‘Air Albania’ s’mund të vazhdojë më kështu!

Meta publikon VIDEON: Qeveria të marrë përgjegjësitë, pasi ‘Air Albania’ s’mund të vazhdojë më kështu!

08:29, 18/03/2024
A+ Aa A-

Ditën e djeshme, medi publikoi një denoncim të rëndë të mbërritur nga qytetarët ku kompania e fluturimeve “Air Albania” kishte lënë pasagjerët e saj të presin në aeroporte, pa u dhënë një shpjegim.

Denoncimi erdhi nga vetë pasagjerët, të cilët theksuan se kishin 48 të bllokuar në aeroportin e Stambollit dhe kompania nuk ju përgjigjet.

“200 pasagjerë të “Air Albania” kanë që 48 orë në aeroportin e Stambollit, dhe kompania nuk ju del për zot fare”, thuhet në denoncimin e mbërritur në redaksitë e mediave.

Ndërkaq lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar mëngjesin e sotëm edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Teksa publikon dhe një video në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Meta flet si dëshmitar, i cili thotë se humbi fluturimin nga Stambolli në Tiranë për shkak se “Air Albania” anulloi fluturimin pa paralajmërim në kohën e duhur!

Denoncimi i plotë i kreut të PL-së, Ilir Meta

"Air Albania nuk duhet të vazhdojë më kështu!

Mbrëmë më qëlloi të humbisja fluturimin nga Stambolli në Tiranë për shkak se Air Albania anulloi fluturimin pa paralajmërim në kohën e duhur!

Jo vetëm kaq por u desh të insistonim bashkë me ish-Ministrin e Jashtëm Prof. Edmond Panaritin që të merrnin përsipër akomodimin në hotel për më tepër që mikpritësit tanë në Baku i kishin paguar biletat tona në business.

Ndërkohë sot ne avion takuam shumë qytetarë të revoltuar se disa prej tyre kishin fjetur në aeroport dhe e kishin rast të përsëritur.

Ndërsa një zonjë që jetonte në Kaliforni edhe pse i kishin zgjidhur akomodimin në hotel tha se kjo ishte hera e pestë që i ndodhte me Air Albania dhe s'kishte më ndërmend ta provonte këtë torturë.

“Nga Sazani te baza e Forcave të Armatosura të Beogradit”, media zvicerane: Dhëndri i Trump po shndërron objektet ushtarake në Ballkan në hotele luksoze

Për mua personalisht është hera e dytë, por Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e saj përpara qytetarëve në mënyrë transparente se justifikimet që zogjtë kanë sulmuar motorët nuk shkojnë më.

Ose të paktën t'i ndryshojë emrin kompanisë!".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco