VIDEO/ Bumçi: Rama u tërhoq nga presioni i opozitës dhe rezistenca qytetare

17:36, 13/03/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, tha se Edi Rama u tërhoq vetëm për shkak të presionit të shqiptarëve dhe rezistencës së deputetëve demokratë, që arriti kulmin me protestën e 20 shkurtit

Në emisionin “Task Force” në Syri TV, Bumçi tha se ka rënë fasada që Kryeministri mbështetet nga ndërkombëtarët.

“Çështja Beleri, ka një rezolutë të PPE-së që godasin sistemin e drejtësisë. Kemi raportin e Këshillit të Ambasadorëve të SHBA, kemi dënimin e McGonigal në SHBA që nxorri zbuluar korrupsionin e Ramës, pra janë rrëzuar të gjitha fasadat ndërkombëtare”, tha Bumçi.

Ish-deputeti demokrat u shpreh se kjo që po ndodh është një arritje e jashtëzakonshme për opozitën, është një hap shumë i rëndësishëm, pasi këtu kishim projektin për të vrarë opozitën.

“Kryetari është i arrestuar sin ë Rusi dhe Bjellorusi, nuk lejohen të bëhen zgjedhje të lira, po mbahet peng vula e logo në Gjykata, pra kishim një projekt public për vrasjen e opozitës”, tha Bumçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco