Lidhja e Ramës me McGonigal/ Ish-kongresmenja: Çdo individ i përfshirë në këtë çështje duhet hetuar

21:25, 06/03/2024
A+ Aa A-

Në puntatën e emisionit “ngA Kalaja”, drejtuar nga gazetari Aulon Kalaja, e ftuar ishte ish-kongresmenia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonja Vicky Hartzler.

Një nga pjesët kryesore për të cilat foli zonja Hartzler, ishte dhe skandali i McGonigal në SHBA ku kryeministri i Shqipërisë ka korruptuar një nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së.

"Është e turpshme që dikush në një pozitë të lartë qeveritare ta keqpërdori pozicionin e  tij në mënyrë që të përfitojë para për interesin e tij. Kjo është kundër amerikane dhe e meriton vendimin që i është dhënë. Vendet e tjera kanë nevojë për kofidencë në vendin tonë dhe është e rëndësishme që çdo qeveritar të kenë karakter dhe integritet në shërbimin e tyre publik.

Nuk di më shumë detaje po patjetër që çdo dyshim duhet të hetohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të thellë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco