'A mund të zhbëhet projekti grabitqar i Portit të Durrësit?' - Flet Dorjan Teliti

'A mund të zhbëhet projekti grabitqar i Portit të Durrësit?' - Flet Dorjan Teliti

09:30, 06/03/2024
A+ Aa A-

PD ka përgatitur padinë e dytë për në Gjykatën Kushtetues për projektin e Portit të Durrësit, “projektin qeveritar më korruptiv dhe më grabitqar në historinë e Shqipërisë”, krahas një kallëzimi penal në SPAK.

Z. Dorjan Teliti, këshilltar për çështjet ekonomike në PD, ka sqaruar sot aspekte të tjera të lidhura me aferën gjigante të Portit të Durrësit, përfitimet e qeveritarëve të “rilindjes” nga ky projekt dhe goditjen e fuqishme që i jepet interesit publik.

Në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, z. Teliti është pyetur drejtpërsëdrejti nga moderatori Flavio Shqarri edhe nëse kjo kontratë e lidhur nga Qeveria Rama mund të prishet ndonjëherë.

Kafe Shqeto: Z. Teliti, a ka metoda financiare, ligjore, ekstra ligjore etj. që të zhbëhet projekti i Portit të Durrësit apo “mbaroi filmi”?

Teliti: Në rast se ne do të kishim një drejtësi të pavarur.

Kafe Shqeto: E zëmë se ndryshon pushteti në 2025, a keni çfarë t’i bëni më?

Teliti: Tashmë, në momentin që është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo kontratë prishet nga Kuvendi i Shqipërisë, por do të kalojë, patjetër që do të kalojë, sepse ai aktori që është futur nga ana e privatit që gjoja është Alabbar, por mbrapa e dimë shumë mirë që mund të jenë aktorë shqiptarë dhe qeveritarë madje, që pastrojnë dhe paratë e tyre e tashmë marrin dhe pronat e trashëguara për nja dhjetë, njëzet brezat e ardhshëm (të tyret, jo të shqiptarëve), kjo çështje ka kaluar në kalendat dhe do të kalojë në kalendat e gjyqësorit. Në momentin që kjo kalon në kalendar e gjyqësorit, kontrata të tilla prishen vetëm në rast se vërtetohet shkelja ose afera korruptive apo vërtetohet shkelja e interesit publik.

Përveç faktit që ne e dimë që ka një aferë korruptive, por vërtetimi i saj në gjykatës është çështje juridike, për një gjë jemi të tërë të sigurt: Që kur vjen puna te interesi publik, në këtë rast aritmetika është tërësisht mjaftueshme dhe nuk ka asnjë nevojë për interpretim se çfarë japim dhe çfarë marrim.

Zotëri, edhe ti je zgjuar sot në mëngjes për të bërë një emision këtu në SYRI TV, “Kafe Shqeto” dhe nuk e bën gratis, por kundrejt një shpërblimi. Në momentin që ky shpërblim kompenson në mënyrë të drejtë, deri diku, mundin tënd të ekspertizës, të eksperiencës, çfarë jep, atëherë vazhdon edhe kontrata, marrëveshja.

E njëjta gjë është edhe për çdo marrëveshje tjetër, edhe për portin aktual të Durrësit, çfarë japim dhe çfarë marrim.  Ajo që japim ne janë nja 200 milionë euro apartamente, kurse për të dhënë në total do të japim mbi tremiliardë euro dhe këtu po flasim për kostot e llogaritura financiare, se ato ekonomike janë të pallogaritshme...”ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë në videon në vazhdim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco