Një ditë ROBIN HOOD për të blerë zgjedhjet

Një ditë ROBIN HOOD për të blerë zgjedhjet

21:16, 05/03/2024
A+ Aa A-

Nga Brisida Shehaj

Në fund të vitit 2022 të gjithë besoj e kujtoni terorrizimin që na u bë nga Edi Rama për pasojat e tmerrshme që do kishim nga rritja e çmimeve si pasojë e luftës.

Pas shkopit sigurisht vjen karrota, papritmas ROBIN HOOD ynë miratoi në Parlament një Ligj ku do taksonte me 50% të ardhurat e prodhuesve të energjisë e më pas këto do i shpërndante për të varfërit.

Në prill të vitit 2023, ROBIN HOOD foli e tha, mblodhëm 40 milion euro në muajt e parë dhe tani do japim bonus për pensionistët.

Të gjithë të entuziazmuar falenderuan liderin duke votuar me dëshirë të madhe në zgjedhjet lokale.

Me të mbaruar zgjedhjet ROBIN e harroi ligjin e miratuar, lekët e mbledhura dhe bonuset për pensionistet.

Sot gati një vit nga shpërndarja e bonusit të parë duhet të ishte përfituar i dyti e do ishit në pritje të bonusit të tretë, por qeveria nuk kishte atë qellim, nuk ka menduar e s’do mendojë kurrë për ata që mezi mbyllin muajin, për ata që nuk përballojnë dot faturën e ilaçeve dhe as për çmimet e rrituara si pasojë e politikave kriminale që ndjek.

Por mos u mërzisni, kë ka marrë malli për ROBIN HOOD-in tonë duhet të bëjë vetëm pak durim pasi zgjedhjet janë shumë afër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco