Dënimi Belerit, Bushkolaj zbërthen veprimet e policisë së Vlorës: Si e futën në kurth pa prova

20:53, 05/03/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatoren Sonila Meço për të komentuar vendimin politik që GFJKKO dha për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Blerein ishte analisti, Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se nuk ka një pamje që Arsen Rama të jetë takuar me Blerin dhe në paratë e gjetur nuk ka një shenjë gishtash të Blerit dhe bashkëpuntorëve të tij.

"Që në fillim u diskutua për çështje politike por ai u dënua për ato pretendimet se Beleri bëhet pengesë për pronat në bregun e detit të Himarës,ai mund të ketë shumë mëkate, por sot ai u denua për mëkatet e Ramës.  Historinë e kadastrës së Vlorës e kemi diskutuar disa herë ku drejtorët ndërroheshin disa herë.

Ne kemi një çështje në SPAK që lidhet me investitorin strategjik Artan Gaci ku bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka i cili falë ndihmës të kryetarit në detyrë Jorgo goro ka mundur që përmes mashtrimit të përfitojë një pronë duke u cilësuar investitor strategjik.

Në dosjen e Blerit një nga faktet më të rënda që u lexua në sallën e gjyqit se si dëshmitari Arsen Rama dhe lidhet me faktin se si ky person është përdorur nga prokuroria për të futur në kurth Fredi Belerin. Ai u shpreh se nuk mban mend se kur ka shkua të depononte në policinë e Vlorës dhe ku ka firmosur në prani të prokurorit për të futur në kurth Blerin për të blerë votat.

Nuk ka një pamje që Arsen Rama të jetë takuar me Blerin dhe në paratë e gjetur nuk ka një shenjë gishtash të Blerit dhe bashkëpunotërve të tij. Ky ishte një operacion i paralejmëruar nga kërcënimet e kryeministrit Rama."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco