VIDEO/ Berisha: Edi Rama, si në asnjë vend tjetër të NATO-s, është sot hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar

19:17, 04/03/2024
A+ Aa A-

Gjatë fjalës së tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, deklaroi se Edi Rama  sot është hajduti më i madh në historinë e Shqipërisë.

Sipas Berishës, Edi Rama, si në asnjë vend tjetër të NATO-s, përjashton forcën kryesore politike të vendit nga lista e zgjedhjeve.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Edi Rama ka shndërruar Shqipërinë në një vend në të cilin, ai duke bllokuar rotacionin, duke shndërruar votën në krim dhe krimin në votë, ka përqendruar të gjitha pushtet në duart e tij.

Edi Rama, si në asnjë vend tjetër të NATO-s, është sot hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar.

Edi Rama, si në asnjë vend tjetër të NATO-s, përjashton forcën kryesore politike të vendit nga lista e zgjedhjeve.

Përjashton nga qendrat e votimit mbi 1.3 milionë shqiptarë.

Heq emrin e kryetarit të partisë kryesore nga lista.

Përdor bandat dhe vrasësit serialë ditën e votimit.

Ka shndërruar administratën në polici politike terroriste të votës së shqiptarëve.

Miqtë e mi, fuqia e NATO-s është e jashtëzakonshme.

Por askush të mos mendojë se ajo fuqi do të përdoret për ndryshim në Shqipëri.

Ndryshimi në Shqipëri do vijë vetëm kur ne të marrin në dorë fatin tonë, fatin e Shqipërisë.

Edi Rama jo si vend anëtar i NATO-s, por njëlloj si Ajatollahët e Teheranit, si Putini i Moskës, si Lukashenko i Bjellorusisë, mban të arrestuar pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë dokument, kryetarin e partisë më të madhe opozitare, vetëm e vetëm se e ka të qartë se fitore nuk sheh më me sy.

E ka të qartë se Sali Berisha dhe demokratët do i presin atij biletën përgjithmonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco