Xhaferri: Gjyqtarja me tre emra dhe dënime të fshehura, kamikaze e Ramës në GJKKO!

Xhaferri: Gjyqtarja me tre emra dhe dënime të fshehura, kamikaze e Ramës në GJKKO!

17:37, 04/03/2024
A+ Aa A-

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pas skandalit me gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka.

Xhaferri është shprehur se rasti i gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, është më flagranti, pasi rezulton e arrestuar në Greqi për falsifikim dhe për këtë i është privuar hyrja në zonën Shengen për 12 vjet.

Postimi:

Pas deputetëve dhe kryebashkiakëve me nga dy tre emra dhe dënime të fshehura jashtë vendit për trafik droge dhe prostitucion, Edi Rama është kujdesur që të inkriminuarit t'i katapultojë dhe në sistemin e drejtësisë, që më pas t'i përdorë si kamikazë kundër opozitës.

Rasti i gjyqtares së GJKKO, Irena Gjoka, është më flagranti, pasi rezulton e arrestuar në Greqi për falsifikim dhe për këtë i është privuar hyrja në zonën Shengen për 12 vjet.

Ajo sot po keqpërdoret nga Edi Rama si kamikaze qoftë në dosjen politike "Partizani" ku mbahet në arrest pa asnjë provë lideri i opozitës Sali Berisha ashtu dhe në dosjen e montuar Beleri.

Irena Gjoka në të dy rastet është në konflikt të pastër interesi pasi në raport me çështjen Berisha, rezulton se është shkarkuar nga ky i fundit nga detyra për paaftësi në vitin 1996, ashtu dhe në rastin Beleri, ku ka fshehur problemet me ligjin në shtetin helen.

Gjyqi politik ndaj Berishës dhe familjarëve të tij, zvarritja e çështjes së vulës dhe aminista e gjykatave për aferat e Ramës dhe sektit të tij janë dëshmi se drejtësia e re është kthyer në një hanxhar në dorën e pushtetit kundër opozitës.

Koha t'a ndalim këtë tentativë të asgjësimit të pluralizmit nga pengjet dhe kamikazët e Edi Ramës në sistemin e drejtësisë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco