Baza e NATO-s në Kuçovë/ Strazimiri: I vetmi kontribut i ‘tavarishëve’ ishte arrestimi i gjeneralit Syrja Gjoka

Baza e NATO-s në Kuçovë/ Strazimiri: I vetmi kontribut i ‘tavarishëve’ ishte arrestimi i gjeneralit Syrja Gjoka

12:53, 04/03/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratikë Gent Strazimiri ka reaguar me një shenim në faqen e tij në Gacebook pas ceremonisë së inaugurimit të bazës së NATO-s në Kuçovë.

“I vetmi kontribut i "tavarishëve" që sot prenë shiritin, ishte arrestimi i Gjen. Brig. Syrja Gjokës pikërisht se në zbatim të këtij plani, nisi jetëzimin e bazës me ndershmëri, patriotizëm e përkushtim," shkruan Strazimiri.

POSTIMI I PLOTE:

Nëse sot baza e Kuçovës është një aset i NATO-s, është një fakt që i dedikohet Sali Berishës si Kryeministër dhe Arben Imamit si Ministër i Mbrojtjes.

Ata përpiluan planet dhe projektet e transformimit të kësaj karakatine të "Traktatit të Varshavës", që në 2009 - 2013.

I vetmi kontribut i "tavarishëve" që sot prenë shiritin, ishte arrestimi i Gjen. Brig. Syrja Gjokës pikërisht se në zbatim të këtij plani, nisi jetëzimin e bazës me ndershmëri, patriotizëm e përkushtim.

Nëse nuk do e kishin ndërprerë "tavarishët" dhe pilotët "heroikë" të MIG-ëve rusë që "na mbronin" nga NATO, kjo bazë do ishte efektive këtu e 11 vjet më parë!

KAQË!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco