Xhaferri: McGonigal dhe Inceneratorët, a është Gjinknuri kurbani i radhës i Ramës?

Xhaferri: McGonigal dhe Inceneratorët, a është Gjinknuri kurbani i radhës i Ramës?

10:59, 01/03/2024
A+ Aa A-

Nga Besart Xhaferri/

Damian Gjiknuri pak javë më parë i pyetur për dëshminë tronditëse të Arben Ahmetajt, u shpreh se kur të dilte në pension politik, do fliste për kujtimet e tij, por harroi se pensioni politik nuk është çështje moshe dhe angazhimi, por çështje dëshire e shefit të tij, që deklaratën e Gjiknurit mund ta ketë lexuar si kërcënim.

Sot Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK, teksa emri i tij del në dy dosje përvëluese për këtë mazhorancë si ajo McGonigal dhe e Inceneratorëve.

Nuk e di nëse Gjiknuri do të jetë i aftë të respektojë kodin "Omerta" për të shpëtuar shefin e tij apo do ndjekë standardin e Ahmetajt, duke orientuar SPAK se në zinxhirin e këtyre megaaferave ai është thjeshtë një hallkë, pasi bosi i vërtetë është ai që SPAK nuk guxon t'i përmendë as emrin.

Pas Ahmetajt, Damian Gjiknuri, ka qenë ndër njerëzit më të pushtetshëm të Organizatës së Rilindjes, që sot ka më shumë eksponentë në qeli se në seli!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco