Ambasadori i BE: Me urgjencë dialog politik për të rivendosur funksionimin normal të Parlamentit

Ambasadori i BE: Me urgjencë dialog politik për të rivendosur funksionimin normal të Parlamentit

20:03, 28/02/2024
A+ Aa A-

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë Silvio Gonzato, ka bërë thirrje ditën e sotme që të ketë me urgjencë dialog politik që të rivendoset funksionimi normal i parlamentit.

Sipas Gonzatos, funksionimi normal i parlamentit është një nga kushtet bazë për integrimin e një vendi në Bashkimin Europian.

Postimi i Ambasadorit të BE, Silvio Gonzato:

Sot kam qenë dëshmitar sesi politikanët shqiptarë nga parti të ndryshme politike u angazhuan në diskutime dhe debate lidhur me rolin e Kuvendit në procesin e negociatave me BE-në.

Me urgjencë, diskutime të ngjashme duhet të nisin në Kuvend për të rivendosur funksionimin normal të tij.

Ky është një nga kushtet bazë për anëtarësimin e vendeve në BE. Ne punojmë së bashku për të ndihmuar parlamentin të luajë rolin e tij të plotë në anëtarësimin në BE si një institucion transparent dhe efektiv në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco