VIDEO/ Avenir Peka: Samiti në Tiranë u organizua nga Aleks Soros, dhe u bë për Vuçiçin

19:59, 28/02/2024
A+ Aa A-

Analisti për çështjet e sigurisë, Avenir Peka duke diskutuar për samitin e organizuar në Tiranë, u shpreh se nga ky takim i fituar doli veç Aleksandër Vuçiç.

Gjatë bisedës në studion e ‘Ora 19’ me Armela Ferkon në SYRI TV, Peka deklaroi se samiti në Tiranë, duket që është organizuar nga Aleksandër Soros.

‘Edi Ramës i takon për të shpjeguar se çfarë kërkon Aleksandër Soros këtu. E kemi parë edhe në vendet, takimet e tjera.

Sot ishte një samit i vendeve të Ballkanit dhe Ukrainës dhe Aleks Soros ishte ulur aty për të na thënë se ai ishte organizatori i këtij samiti.

Nëse bëjmë një përmbledhje, defakto samiti ishte organizuar nga Aleksandër Soros dhe samiti ishte për Serbinë.

Ministrisë së Jashtme dhe kryeministrit i duhet kërkuar se me çfarë statusi ishte aty. Kemi kryeministrin e Shqipërisë, ministrin e Brendshëm dhe Aleksandër Soros.

Kush është ky, pse është aty, pse është ulur në tavolinë, pse duhet të jetë pjesë e samiteve të tilla.

Cili është roli i tij, a është rol që ja ka caktuar dikush tjetër që është si mbikëqyrës këtu, apo është këshilltar i Edi Ramës.

Këto duhet ti sqarojë Edi Rama.

Sorosin  e lidh edhe një gjë tjetër, i ati i tij ka qenë i përfshirë prej mëse 3 dekadash në Ukrainë dhe në 2014, ka qenë goxha i përfshirë.

Në fakt gjithçka që është bërë pas vitit 2014 e këtej në Ballkan ka qenë në funksion të Serbisë dhe në të gjitha takimet i pranishëm ka qenë Aleksandër Soros.

Edhe Ballkani i Hapur është krijuar me idenë, iniciativën dhe shtyrjen e Aleksandër Soros, si një mekanizëm për të kaluar procesin e Berlinit, për të vendosur Serbinë në qendrën kryesore edhe politike, diplomatike, në fushën ushtarake dhe ekonomike të rajonit të Ballkanit, si një mekanizëm për ta margjinalizuar Kosovën.

Dhe këtu Rama është paketë me ta. Këta janë paketë të tre bashkë, Soros-Vuçiç dhe Rama. Se ku do të dalin dhe çfarë interesash politike apo ekonomike do të qëndrojnë prapa kësaj, unë gjykoj se gjithçka vërtitet rreth Trepçes pasi është një biznes 500 miliardë dollarësh.

Unë nuk shoh asnjë arsye se pse Aleksandër Soros duhej të ishte ulur aty prapa Ramës, nuk duhej të ishte as në Tiranë’, tha Avenir Peka në SYRI TV.

INTERVISTA E PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco