VIDEO/ Berisha: Mitsotakis bojkotoi samitin sepse Shqipëria nuk respekton vlerat bazë! Ne jemi shumica politike dhe numerike

19:21, 28/02/2024
A+ Aa A-

Në fjalën  e tij në tubimin qytetar, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha evidentoi faktin se kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e bojkotoi samitin.

Sipas Berishës, bojkoti i tij ka ardhur për shkak se Shqipëri nuk respekton vlerat bazë.

Gjithashtu kryetari i PD-së Sali Berisha tha se, demokratët tani janë shumica politike dhe numerike në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Dhe e garantoj.... a e dini ju se brenda dy javësh, kjo është hera e dytë që ndodhet në Tiranë ai. Ai nuk ka vend në botë më shumë se Tiranën.

Nuk ka një vend të dytë në botë, as edhe ndonjë shtet në SHBA, që ai viziton.

E garantoj se pavarësisht nga kjo mbrojtje që i bën Edi Ramës, e garantoj se kurrë Edi Rama nuk do mund të bllokojë më rotacionin.

Se Edi Rama do marrë ndëshkimin që meriton si armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve.

Si kryeministri më hajdut në historinë e këtij vendi.

Si njeriu që solli në rajon destabilizim. U angazhua në plane antishqiptare. Si njeriu që nuk njeh asnjë parim.

Të dashur miq, sot kryeministri i Greqisë nuk erdhi. Bojkotoi takimin.

Po pse e bojkotoi? Sepse Shqipëria sot është një shtet që shkelmon parimet më universale të lirisë njerëzore.

Që nuk pranon prezumimin e pafajësisë.

Që diskriminon me etni!

Që nuk respekton vlerat bazë.

Edi Rama përsëri sot me farsën e tij të turpshme shtyu procesin vetëm e vetëm për t’i marrë mandatin qeveritarit të zgjedhur.

Edi Rama, njëlloj si Putini, njëlloj si Lukashenko, si Ajatollahët, mban të arrestuar kryetarin e partisë më të madhe opozitare.

Sepse e di se nuk ka të ardhme. E di se zgjedhje nuk grabit më kurrë, se nuk ka fituar ndonjëherë.

Jo zotërinj, ata që u thonë ju se Edi Rama nuk është armiku më i madh i votës, u bëni një pyetje të thjeshtë secili çdo socialisti: na thoni pak kur ka marrë votën e fundit nga ju ky njeri në partinë e tij?

Nuk votohet më. Si në asnjë parti tjetër në Europë dhe në botë.

Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë me guxim këtë betejë pa kthim.

20 shkurti faktoi se ne jemi jo vetëm shumica morale, por jemi shumica politike, shumica numerike, forcë në botë që mund të na ndalojë ne që të jemi shumica qeverisëse nuk ka dhe nuk do ketë.

Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta.

Fitore, fitore, fitore!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco