Konjufca vendos të mbrohet në heshtje për akuzat për gaz lotsjellës

Konjufca vendos të mbrohet në heshtje për akuzat për gaz lotsjellës

12:03, 21/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca ka thënë se do të mbrohet në heshtje, në rastin ku ai akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të mbajtur më datën 10 gusht të vitit 2016.

Në seancën e mbajtur të mërkurën ai ka thënë se qëndron prapa deklarimeve që i ka bërë më parë lidhur me këtë rast.

Në këtë seancë gjyqtarja Edita Çanta e ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për t’u administruar si provë procesverbali i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, i datës 18 gusht 2016.

Prokurori Besart Mustafa, ka deklaruar në këtë procesverbal thuhet se Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës.

Seanca e radhës, për fjalën përfundimtare në këtë rast është caktuar për të premten e kësaj jave, në orë 13:00.

Prokuroria Themelore pretendon se Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Kryesisë, të mbajtur më 10 gusht 2016 dhe e akuzon atë për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në aktakuzën e vitit 2017, kryetarin aktual të Kuvendit e akuzoi edhe për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, por se ajo u vjetrua më 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco