SYRI TV/ Berisha: Shkojmë krenarë dhe ballëlartë më 20 shkurt sepse shkojmë si shpresa e vetme e Shqipërisë

SYRI TV/ Berisha: Shkojmë krenarë dhe ballëlartë më 20 shkurt sepse shkojmë si shpresa e vetme e Shqipërisë

22:41, 19/02/2024
A+ Aa A-

 

Lideri I opozites Sali Berisha deklaroi se protesta e madhe e 20 shkurtit do të çelë dyert e fitores dhe të pushtetit për Partinë Demokratike. Në ditën e 50 të rezistencës qytetare kundër arrestimit të tij, Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje massive në protestën e 20 shkurtit, e cilësuar prej tij si ditë ngadhënjimi dhe fitorje për opozitën shqiptare. 

Prandaj me 20 shkurt, shkelni në Tiranë, ejani në Tiranë me fitoren në mendjen tuaj. Me 20 shkurt ejani në Tiranë me triumfin në mendjen tuaj. Më 20 shkurt ejani në Tiranë me bashkimin në mendjen tuaj.

Më 20 shkurt ejani në Tiranë besimplotë në ditët e para që po vijnë për Shqipërinë. Ato media që sot ju sulmojnë dhe censurojnë, ato media do shkruajnë me tituj të mëdhenj: PD u rikthye në pushtet. Mos harroni kurrë, pa 20 shkurtin 1991, nuk do të kishte kurrë 22 mars.

Pas 20 shkurtin 2024, nuk do ketë fitore të PD. 20 shkurti çel dyert e fitores, dyert e pushtetit të PD, dyert e votës së lirë të shqiptarëve.

Ata qeveritarë që sot ju trajtojnë me arrogancë dhe përçmim, nesër do ia mbathin si hiena. Do ia mbathin, por do i kapim kudo që të jenë.

Ato ministri dhe agjenci që ju vjedhin sot, ju luftojnë, nesër do drejtohen nga ju sepse fitorja e opozitës është fakt i pashmangshëm.

Berisha tha se cdo protestues më 20 shkurt do të ketë si armë të vërtetën dhe bashkimin, të cilat do ta bëjnë më të rëndë hapin e cdo demokrati në këtë protestë. Berisha tha se shqiptarët po përballen me aleancën krimit, drogës dhe korrupsionit, e cila drejtohet nga Edi Rama.

Kjo aleancë ka para të pashtershme droge dhe korrupsioni.

Kjo aleancë ka media të fuqishme.

Kjo aleancë ka korruptuar kokë e këmbë drejtësinë e re, drejtësinë e tyre.

Kjo aleancë ka korruptuar ambasadorë, diplomatë, gjer dhe shefin e kundërzbulimit të partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë.

Të gjitha këto ishin investuar për të mbyllur sytë shqiptarëve ndaj të vërtetës, ndaj vjedhjeve të tmerrshme që po u bënin…………..

Prandaj dhe sot në emër tuaj u bëj thirrje solemne çdo shqiptari që nuk e shtyn dot muajin, që ankthi e kaplon kur hyn në merkato nga çmimet e shportës, që i qan zemra që nuk siguron dot një ditëlindje dinjitoze për fëmijën e tij, që nuk mbulon dot në shpenzim të papritur, ka shansin më 20 shkurt të eci në krahë të vërtetës dhe të gjunjëzojë shkaktarin e fatkeqësisë së tij. O sot, o kurrë, me 20 shkurt të gjithë në shesh.

Berisha u ndal konkretisht tek skandali me Butrintin dhe I beri thirrje Kongresit të SHBA qe ta hetojë këtë aferë.

UNESCO deklaroi se plani i menaxhimit nuk e mbron Butrintin, por e vjedh Butrintin.

Se me planin e menaxhimit iu hap rruga qeverisë për të grabitur 600 hektarë në Kepin e Stillës dhe Gjirin e Manastirit.

Sot reaguan, pasi e fshehën si hiena për 5 muaj me radhë, raportin e UNESCO-s që dënonte planin e menaxhimit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, bashkëvjedhës.

I bëj thirrje Kongresit të SHBA, i bëj thirrje miqve të Shqipërisë në Kongres, të ndërmarrin një hetim për këtë aferë të tmerrshme korruptive……

Ka gjetur një Alabar tjetër, një Xhevdet Çaner, për të copëtuar Divjakën, pasurinë përrallore, Karavastanë.

Berisha tha se 20 shkurti është Shansi që kanë shqiptarët ti kërkojnë Edi Ramës atë që I është vjedhur.

Ftoj çdo shqiptar t’i shtrojë vetes pyetjen sonte, çfarë do ishte Shqipëria nëse nuk do ishim vjedhur këto miliarda nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale?

Sa shqiptarë do kishin refuzuar gomonet?

Sa pensionistë do ishin të gjallë ems nesh se do kishin siguruar ilaçet?

Sa familje do kishin siguruar minimalisht një jetë dinjitoze.

Cilido që ka vuajtur këto në kurriz, është i thirrur me 20 shkurt është shansi për të kërkuar atë që i është vjedhur. O sot, o kurrë, të gjithë së bashku në Tiranë.

Berisha e cilësoi Edi Ramën si një rrezik të madh për demokracinë e vendit dhe referuar aferës me Mcgonigal, kishte një mesazh për shefin e qeverisë.

Edi Rama, edhe mund të kesh firmosur ndonjë gjë si pentito në ato dosjet e FBI, por PD kurrë nuk do e pranojë dhe për skandalin e McGonigal do vuash trefishin e dënimit të atij që ke korruptuar.

Edi Rama, je i pashpresë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco