Bardhi thirrje nga Korça: Edhe ky qytet po vuan pasojat e shpopullimit, 20 Shkurti momenti i reflektimit për çdo shqiptar!

Bardhi thirrje nga Korça: Edhe ky qytet po vuan pasojat e shpopullimit, 20 Shkurti momenti i reflektimit për çdo shqiptar!

20:40, 18/02/2024
A+ Aa A-

Kreu i grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ndarë në rrjetin social Facebook, disa foto krah qytetarëve korçarë ditën e sotme.

Krahas fotove Bardhi shkruan se tregtarët korçarë ankohen për rënien e fuqisë blerëse, ndërsa qytetarët ankohen për kushtet e vështira ekonomike.

‘’Qarku i Korçës, ashtu sikurse e gjithë Shqipëria po vuan pasojat e shpopullimit’’, shton ai.

Postimi i plotë

Tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse, ndërsa qytetarët ankohen për kushtet e vështira ekonomike.

Qarku i Korçës, ashtu sikurse e gjithë Shqipëria po vuan pasojat e shpopullimit.

Në Korçë Ditë e Dielë, tregu dhe rrugët do duhej të ishin plot! Realiteti është krejt ndryshe.

Tregtarët ankohen për rënien e fuqisë blerëse, ndërsa qytetarët ankohen për kushtet e vështira ekonomike.

Qarku i Korçës, ashtu sikurse e gjithë Shqipëria po vuan pasojat e shpopullimit.

20 Shkurti, është moment reflektimi dhe proteste për çdo shqiptar! 

Ditën e martë, ora 17:30, të bëhemi bashkë përpara Kryeministrisë, të protestojmë për Shqipërinë, të protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco