Protesta e 20 shkurtit, Klevis Balliu: Opozita do ta shpëtojë vendin nga ky njeri që po i vjedh çdo cent shqiptarëve

17:49, 16/02/2024
A+ Aa A-

Më 20 shkurt, opozita e Rithemelimit ka thirrur një protestë kombëtare. Deputetët e opozitës, ashtu siç u bë me dijë edhe në mbledhjen e Këshilli Kombëtar, kanë nisur punën në zonat e tyre, në kuadër të protestës së 20 shkurtit.

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu i ftuar ditën e sotme në edicionin e pasdites me moderator Edvin Parrucën u shpreh se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka p[ër ta shpëtuar vendin nga kthetrat e një njeriu i cili po i  vjedh çdo cent shqiptarëve.

Klevis Balliu:

"Kjo tavolinë sot promovon bashkim mbarë-kombëtar dhe shpresoj që ajo tavolinë të vijë duke u zgjeruar vit pas viti me të gjitha forcat që përfaqësojnë opozitarizmin në Shqipëri. Në këtë aspekt mendoj se ishte një hap pozitiv dhe do të vazhdojë edhe më tej.

Jam i bindur që çdo kush tjetër sot është i qartë që bashkëpunimi do të vijë duke u zgjeruar tek qytetarët dhe patjetër forcat politike përfaqësojnë qytetarë të cilat janë të mirëpritur në këtë opozitarizëm që kanë si qëllim bashkimin ndaj kësaj qeverie të korruptuar.

Ne këtu nuk jemi për interesa personale, jemi për interesa kombëtarë dhe kur bëhet fjalë për interesa kombëtarë ne demokratët kemi treguar që dinë të bashkohemi.

Shqipëria për ne vjen e para, pastaj vijnë këta të tjerat. Ky akson është i shtrirë në çdo cep e në çdo lagje.

Beteja është për Shqipërinë dhe ne duhet të shikojmë që sot të zgjerojmë gjithçka që kemi mundësinë të bëjmë, për të shpëtuar nga kthetrat e një njeriu që po e gllabëron çdo ditë duke vjedhur çdo cent të shqiptarëve."

Klea Sula/Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco