SYRI TV/ Dëmohet segmenti i ri Korcë-Ersekë, shkojnë dëm 20 mln € për investimin e saj

15:51, 16/02/2024
A+ Aa A-

Investimi i ri i qeverisë Rama në segmentin Korçë-Ersekë, ka nxjerre zbuluar cilesinë e dobët të punimeve në infrastrukurën rrugore. Ky aks rrugor është propaganduar shpesh nga qeveria si një vepër e re publike me rëndësi të madhe që do të shkurtojë me 20 minuta rrugën  Korçë-Ersekë, por një pjesë e aksit te saj është dëmtuar edhe pse janë shpenzuar miliona euro për ndërtimin e saj.

Madje sipas denoncimeve te opozitës vlera e ndërtimit të këtij aksi rrugor, është me kosto te larta, ku vetëm ne 4 km rruge janë shpenzuar 20 milion euro.

Syri TV kreu një vëzhgim në lotin e  dytë të rruge se re Korçe-Erseke, ku pamjet flasin vete. Punimet e dobëta kane bere qe te ulet niveli i urës duke paraqitur rrezikshmëri për drejtuesit e mjeteve. Për këtë arsye, këtë te premte është bllokuar qarkullimi i mjeteve ne këtë segment rrugor. Rruga ka deformime me ulje e ngritje përgjatë gjithë segmentit te saj. Gjithashtu janë dëmtuar pjesët e mureve të betonit për mbrojtjen e skarpateve, duke bere që të rrëshkasin shpesh inerte ne rruge duke u bere burim aksidentesh për drejtuesit e mjeteve.

Në një interviste për Syri Tv, kryetar i bashkise Kolonje, Erion Isai pranoi problematikat e kësaj rruge duke thënë se vepra publike ende nuk është dorëzuar edhe pse lejohet qarkullimi i mjeteve dhe u justifikua se çdo objekt shtetëror ka fazën 2 vjecare te garancisë për te rregulluar difetke e investimit qe mund te ndodhin.

Persos probleme me cilesine e punimeve, qeveria po zvarrit përfundimi e saj, pasi punimet kane nisur ne 2013 dhe ende nuk eshte përfunduar, pasi afatet e ber publike nga vete kryeministri Rama dhe ministrja e infrastruktures Balluku kane kaluar. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco