Opozita e Bashkuar/ Mediu: Veprimtari të përbashkët kundër mazhorancës! Partneritet me ShBA, BE dhe NATO

15:44, 16/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me moderatorin Arnold Karriqi, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu foli për aksionin e Konfederatës së Opozitës së Bashkuar, e cila u firmos paraditen e sotme nga partitë politike në vend.

Mediu theksoi se ‘veprimtaria opozitare përcaktohet qartë në një marrëdhënie për të ecur në një frymë të përbashkët, aktivitet të përbashkët, qëllime elektorale të përbashkëta dhe jo lëvizje të njëanshme preferenciale në qeverisje me mazhorancën’.

Gjithashtu, Mediu u ndal edhe te ‘mungesa e funksionimit të demokracisë, korrupsioni, krimi, moskushtetuetshmëria, dezinformimi, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, janë elementë që përdoren në mënyrë të vazhdueshme dhe ndikime negative të Rusisë dhe Kinës karshi Ballkanit dhe këto kanë filluar të gjejnë vend dhe terren në shoqëritë e vendeve ballkanike duke shtuar tendecën autoritariste’.

Mediu: Dua të theksoj se nuk janë vetëm këto parti që përbëjnë opozitën, ka dhe parti të tjera dhe autoritete politike dhe kjo është një federatë që fillon një marrëdhënie politike për ta zgjeruar më tej sepse besoj që duhet të bashkojmë të gjithë opozitën në aktivitetin dhe qëndrimin tonë politik.

Nëse ne duam që të na mirëkuptojnë qytetarët dhe të kenë besim te ne, duhet patjetër që të mirëkutpohemi dhe të kemi besim te njëri tjetri.

Padyshim që veprimtaria opozitare përcaktohet qartë në një marrëdhënie për të ecur në një frymë të përbashkët, aktivitet të përbashkët, qëllime elektorale të përbashkëta dhe jo lëvizje të njëanshme preferenciale në qeverisje me mazhorancën.

Kjo ka disa pika, ku pika e parë është një vlerësim i yni në shqetësimin tonë për situatën në rajonin e Ballkanit dhe një partneritet i nevojshëm në të gjitha nivelet me ShBA, BE dhe NATO, faktorë shumë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me stabilitetin e Ballkanit dhe opozita që e ka bërë Shqipërinë vend anëtarë të NATO-s apo ka hapur negociatat e marrëveshjes së stabilizim-asocimit ka një përgjegjësi për tu ngritur në këtë nivel të njohjes dhe problematikës dhe të partneritetit me vendet që përmenda.

Mungesa e funksionimit të demokracisë, korrupsioni, krimi, moskushtetuetshmëria, dezinformimi, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, janë elementë që përdoren në mënyrë të vazhdueshme dhe ndikime negative të Rusisë dhe Kinës karshi Ballkanit dhe këto kanë filluar të gjejnë vend dhe terren në shoqëritë e vendeve ballkanike duke shtuar tendecën autoritariste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco