Bashkimi i partive opozitare, Roshi: Vendimmarrja të jetë me shumicë të cilësuar

12:59, 16/02/2024
A+ Aa A-

Partitë opozitare po mbajnë një takim në kuadër të bashkimit dhe krijimit të konfederatës.

Deputeti Artur Roshi tha se për të zhdukur çdo alibi për rolin e individit, vendimmarrja në konfederatë duhet të bëhet me shumicë të cilësuar prej 4/5.

“Vlerësoj nismën dhe përkushtimin e iniciatorëve dhe kolegëve që e përkrahën dhe mbështetën iniciativën.
Të gjithë e dinë sa e vështirë është të rregullosh gabimet që njihen si të vërteta. Këto janë fjalët e Mit’hat Frashërit.

Në kontekstin filozofik sipas tij e e vërteta është e drejta. Është e drejtë të vijojë qeverisja e sotme, shqiptarët thonë jo. Demokracia po asfiksohet. Në sfond kemi një aromë diktature, njerëzit janë lodhur, po lënë vendin sepse kanë humbur shpresën.
Roli i individit në këtë bashkim, të mos jetë përcaktues në vendime, mendoj se është e zgjidhshme
Kur autoriteti vendoset me votimin, është i ligjshëm dhe i moralshëm. Kur është kundër shumicës që kanë të drejtën e votës dhe fiton verdikti i individit, është i dëmshme. Vendimmarrja të jetë në një shumicë të cilësuar 4/5 për veprimet”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco