EKSKLUZIVE/ Vjedhja e sistemit TIMS, Rama dhe ambasada ‘zhdukin’ Ballën nga axhenda e Blinken

EKSKLUZIVE/ Vjedhja e sistemit TIMS, Rama dhe ambasada ‘zhdukin’ Ballën nga axhenda e Blinken

12:54, 16/02/2024
A+ Aa A-

Taulant Balla si ministër i Brendshëm, duke qenë se vizita e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken kishte në qendër çështjet e sigurisë, duhej që së paku të ishte në kryeministri në krah të Elisa Spiropalit, Blendi Gonxhes dhe shoqeve të tjera ministre.  Por Taulant Balla nuk u pa në asnjë ambient ku ishte sekretari Blinken.

Dhe kjo kishte vetëm një motiv, vjedhja e sistemit TIMS në një operacion të drejtuar nga vetë ministri Balla.

Është fakt që edhe kreu i SPAK, Altin Dumani është nën presion nga ambasada e SHBA për të hetuar këtë skandal, por qeëderi tani ka hasur në refuzimin e Dumanit.

SHBA reagoi edhe zyrtarisht ndaj vjedhjes së sistemit TIMS, duke e cilësuar si një shkelje të rëndë sigurie jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për aleatët.

Ndërkohë, opozita thotë se Balla ka ndërhyrë në TIMS për të manipuluar dhe fshehur udhëtimet e tij dhe të qeveritarëve dhe familjarëve të tyre me njerëz të botës së krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco