Federata e Opozitës së Bashkuar, Noka: Bashkimi ynë, sinjal për Edi Ramën se do t’i përgjigjemi!

12:20, 16/02/2024
A+ Aa A-

Partitë opozitare shqiptare janë mbledhur sot të krijuar Federatën e Opozitës së Bashkuar sipas parimit “Edhe pse të ndryshëm, kemi një qëllim të përbashkët, ndërtimin e një Shqipërie Europiane”. Në këtë Federatë përfshihen të gjithë faktorët politikë parlamentarë dhe relevant opozitarë, të cilët marrëdhënien dhe bashkëpunimin opozitar, e çmojnë si detyrim dhe jo marrëveshje që fuqizojnë qeverinë dhe antikushtetutshmërinë, thuhet në marrëveshje.

Në takimin e përfaqësuesve të secilës prej tyre, që u zhvillua para mediave, Flamur Noka, përfaqësues i Partisë Demokratike, deklaroi se “bashkimi i opozitës është sinjal për Edi Ramën se ne do t’i përgjigjemi me çdo armë të mosbindjes civile, përpjekjeve të tij për të asgjësuar pluralizmin”.

“Krijimi i një fronti të bashkuar opozitar dëshmon se opozita është në lartësinë e kërkuar pas krizës politike, ekonomike dhe shoqërore që po kalon Shqipëria, - tha Noka. -  Bashkimi i opozitës sot bëhet në përputhje dhe respekt të plotë të votës së 670 mijë shqiptarve që votuan koalicionin e saj më 25 prill 2021.

Bashkimi i opozitës është fuqizim i mesazhit për protestën e madhe të 20 shkurtit në Tiranë.

Bashkimi i opozitës është sinjali për Edi Ramën se ne do t’i përgjigjemi me çdo armë të mosbindjes civile përpjekjeve të tij për të asgjësuar pluralizmin dhe kthyer Shqipërinë në shtet njëpartiak.

Bashkimi i opozitës u thotë shqiptarëve se kanë gati tashmë një alternativë kundër pushtetit. Bashkimi me ne është e vetmja formë për ta ndaluar Ramën nga asgjësimi i Shqipërisë.

Bashkimi i opozitës është sot nevojë kombëtare, këtu dhe në diasporë kundër rregjimit të bazuar në krimin, drogën vjedhjen e shqiptareve.

Bashkimi i opozitës është digë mbrojtëse kundër Ramës dhe kundër shpopullimit dhe varfërimit të mëtejshëm të Shqipërisë.”

Image

MARREVESHJA E FIRMOSUR NGA:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco