VIDEO/ Besnik Paci: Ndërtimi i HEC-eve, nuk ka vendim gjykate

09:51, 16/02/2024
A+ Aa A-

Një nga banorët e zonës së Mirditës, Besnik Paci i cili ka protestuar kundër ndërtimit të HEC-eve në mënyrë të paligjshme ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV

Paci është shprehur se Gjykata Administrative e Shkallës së Para i ka shpallur të pavlefshme lejet mjedisore, Gjykata e Apelit mori vendim për pezullimin e punimeve dhe Zyra përmbarimore bëri pezullimin dhe bllokimet e punimeve.

"Gjykata Administrative e Shkallës së Para i ka shpallur të pavlefshme lejet mjedisore, Gjykata e Apelit mori vendim për pezullimin e punimeve dhe Zyra përmbarimore bëri pezullimin dhe bllokimet e punimeve. Zyra e Bashkëqeverisjes na dërgoi email se nuk ka punime dhe menjëherë pas këtij emali kompania filloi punimet dhe asnjë nga instancat e shtetit nuk erdhën të verifikojnë situatën.

Qytetarët i bënë një shkresë bashkisë së Mirditës për punimet dhe menjëherë inspektorët erdhën në terren dhe verifikuan se kompania po punonte dhe kishte shkaktuar dëme të mëdha. Policia nuk erdhi në terren dhe kompania po vazhdonte punimet. Ne shkuam dhe te zyra përmbarimore dhe morëm një shkresë me shkrim se nuk ka asnjë vendim gjykate që të vazhdoi punimet. Deri dje ata kanë punuar të gjithë ditën.

Ne kemi ndjekur anën ligjore, këtu janë tre fshatra që nuk ka burime ujore dhe aty nuk ka përrejn por burime të vogla ujore. Këta persona kanë falsifikuar firmat duke u shprehur se kanë firmosur 19 banorë për këtë projekt por nga zgjedhjet e fundit aty ku janë marrë firmat vetëm votues ishin mbi 500 banorë."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco