VIDEO/ Abilekaj: SHBA ndjekin një politikë që nuk duhet, po mbështesin një sundimtar në Shqipëri

22:09, 15/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV ishte analisti Enton abilakj ku komentoi viziten e Blinken në Shqipëri.

Abilekaj është shprehur se raportet tona me SHBA janë ndërkombëtare dhe ne ato i kemi të shkëlqyere dhe është fat që e konsiderojnë Shqipërinë si shtetin kryesor në Ballkan

Duket që amerikanët janë armiku ynë përballë që po mban Ramën në pushtet por kjo nuk ka asnjë lidhje fare. Ne nuk duhet që të kërkojmë nga amerikanët të na zgjidhin problemet.

Raportet tona me SHBA janë ndërkombëtare dhe ne ato i kemi të shkëlqyere dhe është fat që e konsiderojnë Shqipërinë si shtetin kryesor në Ballkan. Bashkëpunimi dhe sjellja e tyre me qeveritë si një vend  si Shqipria është e gabuar. A duhet që perëndimorët të bëjnë me Shqipërinë atë që bëjnë në Irak, Kuvajt dhe populli është anti amerikane dhe mbështesin qeveritë pro perëndimore dhe në një vend si shqipëria që është gati 100% pro perëndimor dhe nuk është e nevojshme të mbështesin  një autokrat si Rama.

Ramën ai duhet ta mbështesi në raport me mirëqenine dhe demokracinë. Kam qenë në mitingun e Baker dhe njerëzit iknin me dëshirën e tyre. Besimi i Shqiptarëve në atë kohë ishte i jashtëzakonshëm dhe iu shpërblye ai besim pasi u çlirua Kosova disa vite më pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco