Miller: Me Kurtin do të përpiqemi me diplomaci, nuk duam ta parashikojmë ndonjë hap specifik

Miller: Me Kurtin do të përpiqemi me diplomaci, nuk duam ta parashikojmë ndonjë hap specifik

12:17, 15/02/2024
A+ Aa A-

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller është pyetur në një konferencë për media se çfarë do të bëjë SHBA-ja për ta ndaluar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

SHBA dhe BE i kanë kërkuar Kryeministrit të Kosovës të rishqyrtojë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb si mjet pagese.

Pavarësisht kërkesave, Kurti ka deklaruar se rregullorja do të zbatohet. Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien konfirmoi se po hasin në padëgjueshmëri.

”Pra, përveç fjalëve, çfarë mjetesh të tjera synoni të përdorni më pas për ta detyruar Kurtin t’i ndalojë veprimet e tij të njëanshme, duke qenë se në fund të fundit kjo është një pyetje që i shqetëson taksapaguesit amerikanë?”, ishte pyetja.

Zëdhënësi i DASH tha se do të përpiqen t’i zgjidhin çështjet me diplomaci, por që s’mund të parashikojë ”ndonjë hap specifik”.

”Unë do të them se ne do të vazhdojmë të angazhohemi në diplomaci për ta zgjidhur dhe – për ta zgjidhur këtë çështje, dhe ne duam që të dyja palët të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Dhe përtej kësaj, nuk dua të parashikoj ndonjë hap specifik nga këtu”, tha Miller.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco