Hasani për vizitën e Blinken: Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, vetëm sa do të forcohet!

Hasani për vizitën e Blinken: Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, vetëm sa do të forcohet!

11:48, 15/02/2024
A+ Aa A-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me vizitën zyrtare të sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken.

Përmes një mesazhi në X, Hasani, theksoi se partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet.

MESAZHI I HASANIT

Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpritur Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco