Vendimi 'Fëmija ka vetëm një Nënë' i Gjykatës së Milanos, duhet përshëndetur

Vendimi 'Fëmija ka vetëm një Nënë' i Gjykatës së Milanos, duhet përshëndetur

08:30, 07/02/2024
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu.

Vendimi, Fëmija ka vetëm një Nënë, pra dhe një Baba, në mbrojtje të familjes dhe fëmijës!

Një “Fëmijë” nuk mund të ketë dy “Nëna”, pra për rrjedhojë as dhe dy “Baba”, duke rrëzuar konceptin deformues të kopjeve-familje omogenitoriale, homoseksuale - vendim ky i Gjykatës së Apelit të Milanos, sinkron me vlerat dhe themelet e shoqërisë njerëzore.

I tillë është vendimi që godet deformimin e familjes e keqpërdorimin e fëmijëve, shumë më gjerë se sa vetë rasti që u gjykua, rast, që kishte të bënte me një kopje omogenitoriale, homoseksuale femrash e përdorim të “Uterusit surogato”.

Në fakt ky vendim i kalon këto kufij, duke goditur direkt apo indirekt tentativat për të deformuar konceptin thelbësor e normal të familjes, atë “Burrë e Grua e me shpresë Fëmijët”!

Ky vendim i kundërvihet kështu edhe ligjërimit të familjes së deformuar homoseksuale apo dhe adoptimit të fëmijëve nga “Kopje Gay”, me përdorimin e asaj terminologjie, që bie ndesh me interesat e zhvillimin normal të fëmijës, atë të “Prindi 1 e Prindi 2”, duke njohur për çdo fëmijë vetëm një Nënë e një Baba, biologjik apo adoptiv këta -  një vendim i asaj gjykate shumë të rëndësishme e dinjitoze, në mbrojtje të vlerave të Familjes, Jetës vetë, interesave e mirë rritjes normale të Fëmijës!

Një vendim që duhet përshëndetur ky!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco