Reforma Zgjedhore/ A do të realizohet nga bashkëpunëtori i McGonigal?

Reforma Zgjedhore/ A do të realizohet nga bashkëpunëtori i McGonigal?

23:16, 06/02/2024
A+ Aa A-

Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, na shfaqet nëpër media "i vendosur" për të vijuar me këtë reformë.

Ai akuzon opozitën se po pengon në vijimin e kësaj reforme të rëndësishme. Nuk janë të pakta rastet kur Gjiknuri përmend ligjet, Kushtetutën dhe respektimin e tyre. 

Por deputeti socialist harron lidhjet e tij me "McGonigal", ish-zyrtarin e lartë të FBI-së tashmë të arrestuar. 

Gjiknuri "kërkon" Reformë Zgjedhore, ndërkohë që vetë duhet të ishte person nën hetim për rastin "McGonigal".

Pyetjet që lindin janë: Si mund të pritet realizimi i një reforme aq të rëndësishme si ajo Zgjedhore, nga një person i përfshirë në aferën "McGonigal"? Si mund të pritet që Gjiknuri të realizojë këtë reformë duke bashkëpunuar vetëm me ushtarët e Bashës? Si mund të pritet Reformë Zgjedhore nga një njeri që është akuzuar për lidhje me Mirel Mërtirin për aferën e inceneratorëve? Si mund të pritet Reformë Zgjedhore nga "tërmeti" i dosjes "184"?

Por këtë herë le të fokusohemi te dosja "McGonigal". 

Fijet që lidhin Gjiknurin dhe McGonigal

Më 6 shkurt të vitit të kaluar, Damian Gjiknuri doli dhe pranoi me zë dhe figurë se është takuar me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Gjiknuri pranoi në një emision televiziv se është takuar me McGonigal, por tha se kjo gjë ka ndodhur pasi Rama është takuar me ish-zyrtarin e FBI-së.

“McGonigal-in e kam takuar, pasi e ka takuar Kryeministri”, u shpreh ai, duke nënkuptuar se takimi i tij me ish-zyrtarin e FBI-së u bë me porosi të kreut të qeverisë. Në këtë mënyrë ai u përpoq që të hiqte përgjegjësi nga vetja, por nuk ia doli. 

Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?

Kur Charles McGonigal vinte në Shqipëri, ai ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama (fakt ky i pranuar edhe vetë nga kryeministri). Por, ka zhvilluar edhe takime me Gjiknurin, kur ky i fundit mbante postin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë. 

Të rikthehemi pak në kohë...

McGonigal, kur erdhi në Tiranë, shëtiti me Dorian Duçkën, ish-këshilltarin e kryeministrit dhe me Damian Gjiknurin e takoi me dhjetëra biznesmenë të tjerë për shfrytëzimin e zonave naftëmbajtëse. 

Në bisedat e zbardhura nga FBI dhe nga akuzat e ngritura prej prokurorëve, përveç përfitimit të parave, McGonigal kishte edhe përfitime të tjera, të cilat lidheshin me lejet e zhvillimit, pra në zonat tona naftëmbajtëse. 

Historia tregoi se biznesmenëve u hiqeshin licencat dhe lejet zhvillimore dhe u jepeshin më pas personave, që u kërkoheshin nga influenca "McGonigal".

Kjo tregon qartazi edhe rolin e Damian Gjiknurit në këtë histori, respektimin e ligjeve dhe transparencën ndaj qytetarëve. Gjiknuri i "Zgjedhores" duhet të hetohet nga SPAK-u. Jo vetëm ai, por të gjithë ata që janë të përfshirë në çështjen "McGonigal"./CNA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco