Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Lili Cingun, mbretëreshën e valles

Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për Lili Cingun, mbretëreshën e valles

11:11, 06/02/2024
A+ Aa A-

Kreu i opozitës, Sali Berisha, postoi një mesazh në nderim të valltares së njohur, Lili Cingu, e cila ndërroi jetë një ditë më parë.

“Të dashur miq, Lili Cingu, shtojzovallja e skenës shqiptare, që me talentin e saj të rrallë shpalosi në dekada më bukur se kushdo tjetër në Shqipëri, por dhe në botë dinamikën e shpirtit të kombit shqiptar, të shprehur kaq mirë në vallet e tij nga Jugu në Veri mbylli sytë përgjithmonë.

Fluturimi i saj në përjetësisë është humbje e pazëvendësueshme në skenë, në koreografinë e shpirtit.

Lili Cingu me trashëgiminë e saj do jetojë përherë në thesaret e artë të kulturës tonë në krye të valles, në krye të frymëzimit, përherë gjallë.

Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve, kolegëve dhe të gjithë admiruesve të panumërt të saj,” shkruan Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco