Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Zbardhet mbledhja e GP të PD/ Salianji paralajmëron ngujim dhe grevë urie

Zbardhet mbledhja e GP të PD/ Salianji paralajmëron ngujim dhe grevë urie

10:49, 06/02/2024
A+ Aa A-

Zbardhet mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ervin Salianji ka theksuar nevojën që në mbledhje të diskutohej në lidhje me deklaratat e kish zv.kryeminitrit Arben Ahmetaj, në lidhje me Inceneratorët.

Ai ka shtuar se sa i takon aksionit opozitar, situata duhet të radikalizohet deri në ngujim apo grevë urie.

Mbledhja:

Bardhi: Do të diskutojmë sot (dje) për seancën plenare dhe reformën zgjedhore. Duhet të dini se ne kemi qenë në gatishmëri të plotë për zgjidhje të situatës politike ku jemi, por përgjigja e mazhorancës është përjashtimi i deputeteve të opozitës. Nuk ka asnjë reflektim nga ata, edhe pse na kanë mohuar të drejtat tona kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare si dhe kanë mohuar vullnetin e shumicës për përfaqësi në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Të gjendur në këtë situatë ne duhet të vazhdojmë aksionin që kemi nisur.

Mediu: Opozita duhet të bashkohet dhe ne kemi bërë propozim për Federatë. Të jemi të qartë se çfarë qëllimi duhet të kemi me reformën zgjedhore. Duhet të biem diskutimet konkrete dhe të shqyrtohen tek grupi deputetëve. Si aleancë për Ndryshim kemi bërë propozimet tona, për listat e hapura, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore dhe votën e emigrantëve. Veprimin tonë opozitar duhet ta zhvillojmë në parlament dhe jashtë parlamentit, të bëjmë një analizë të aksionit opozitar në Parlament dhe mbi të gjitha të shkojmë të takohemi me njerëzit, t'i dëgjojmë ata, të flasim për shtetin që i shërben atyre, kthimin e parlamentit në funksione kushtetuese. Dhe veçanërisht të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët.

Metaliaj: Ne duhet të bashkohemi jo vetëm këtu në grup, por edhe në bazë. Kështu siç jemi nuk frymëzojmë, madje edhe njerëzit nuk janë optimistë kur e shohin situatën të tillë. Prandaj të bashkuar mundemi të dalim edhe tek mbështetësit tanë, tek qytetarët, se ndryshe as njerëzit nuk na presin më. Të ndahen grupet e punës dhe të fillojmë organizimin e strukturave në bazë, duhet t’i rivalizojmë, t’i motivojmë dhe të bëhemi të besueshëm .

Dash Sula: Juve e morët më qafë Berishën. Juve i thatë Berishës mos shko të paraqitet në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit.

Ervin Salianji: Me vjen keq t’iu them që çdo diskutim deri tani flet për situatën mes nesh ndërkohe që duhet ta nisim diskutimin e mbledhjes me deklaratat skandaloze të ish nr 2 të Ramës. Ai nuk është i penduar në kuptimin ligjor sepse nuk i pranoi krimet e veta, por ndërkohe si një prej pjesëtareve të bandës tregoi se si përdoret pushteti për të pasuruar disa, për të goditur disa të tjerë, se si oligarkët marrin tokë det dhe ajër duke ngrenë qofte me KM! Se si përdorin çdo institucion dhe drejtësinë për te eliminuar kush ju del nga vatha! Për këtë duhet reagim. Ne duhet të mblidhemi dhe mos dalim pa gjetur zgjidhje për bashkimin, ose t’ua them troç; nëse mendoni si t’ia hidhni njëri-tjetrit për të fituar kohë e kemi gabim, demokratët kërkojnë bashkim dhe ndryshim më pas. Sa i takon aksionit, ose duhet ta radikalizojmë në ngujim apo grevë urie, ose diversifikim.

Gjekmarkaj: Epika dhe politika nuk janë e njëjta gjë edhe pse ne e përdorim shpesh të parën duke menduar se bëjmë të dytën. Para se të shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qellim në vetvete, por realizimi i kërkesave tona duhet të krijojmë një mundësi komunikimi që të kenë zë edhe ndërkombëtaret. Le t’i riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje të ligjit për to ku ne të jemi pjesë. Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata që kanë deklaruar se janë të gatshëm të sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Në fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bërë atë. Në optikën time do ishte mire që brenda këtij segmenti të jemi dhe të flasim për amnistinë penale mos ta anashkalojmë. Mund të humbasësh ose se arrin atë po së paku merr dakortësinë e shoqërisë. Nuk jam votuar për gladiator, gjëja ka një limit pastaj Rama po e vazhdon axhendën e vet dhe duket sikur po i pëlqen axhenda jonë

Dhurata Çupi: Unë mendoj se na duhet një vendim i Grupit Parlamnetar për të ripare qëndrimin që kemi në raport me Kuvendin. Ndërsa Rama ka nisur fushatën për 2025 ne vazhdojmë merremi me veten dhe me Kuvendin. Na duhet të gjejmë një zgjidhje. Sa i takon Aministisë Penale, na duhet një vendim nëse do e votojmë apo jo, pasi prej saj përfitojnë protestues të Pd-së./BW

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco