Rama hesht vetë, por nxjerr pengun e tij Basha të sulmojë Arben Ahmetajn

Rama hesht vetë, por nxjerr pengun e tij Basha të sulmojë Arben Ahmetajn

19:09, 02/02/2024
A+ Aa A-

Teksa po mbyllen 12 orë nga denoncimi i fortë i ish bashkëpunëtorit të ngushtë të Edi Ramës, Arben Ahmetaj, mbrëmë në Çim Peka Live, dhe Edi Rama nuk ka asnjë reagim, ai duket se ka nxjerrë pengun e tij të flasë për këtë dhe të trimërojë SPAK-un se, ‘mos ki frikë por vazhdo sulmet politike ndaj opozitës e kujdo se na ke ne’.

Këtë gjë thotë Rama publikisht në kongreset e Partisë Socialiste, këtë gjë ka thënë sot edhe pengu Basha një takim fake me njësitë 7-8, siç kishte shpërndarë njoftimin ne media.

Për ta kuptuar që takimi ishte fake mjafton të ndiqni gjithë videon “live” të fjalës së Lulit, ku kamera nuk kapi asnjë moment pamje nga salla (ballore), pasi aty nuk ka njerëz demokratë, anëtarë, Basha nuk foli me askënd, veç disa personash që i shëtit sallë më sallë të njëjtët, foli me veten për llogari të Ramës, por duke mashtruar njerëzit se po flas me anëtarët e Partisë Demokratike, për të cilët tha vetëm pak ditë më parë se më kanë vdekur rreth 60-mijë anëtarë partie.

Në kushtet kur nuk organizon dot konferenca me gazetarët pasi këta të fundit e bëjnë qepaze, Bashi hyri dy ditë në instagram për të folë me njerëzit, dështoi sepse as aty nuk e ndoqi kush dhe është detyruar që të mashtrojë se jam në takim më anëtarët e partisë, por regjia e komanduar e tij nuk kap dot asnjë pamje nga salla ku mbahet takimi pasi është bosh.

Pak a shumë Luli ka filluar të flasë me karriget, si komisar Sokol Sadushi, i cili në një foto të publikuar nga Syri pak ditë më parë ku duket duke mbajtur një fjalim në një sallë të boshatisur të Gjykatës së Lartë. 

Basha ka sulmuar Arben Ahmetaj pse denoncoi Ramën e Veliaj si pronarë të inceneratorit të Tiranës teas tha, “Përpëlitjet e mbrëmshme dhe ato që do të pasojnë ditët dhe javët e ardhshme tregojnë se sa keq u është mbledhur litari atyre që kanë abuzuar me pronat dhe pasuritë e shqiptarëve. Duan ta presin litarin, diku duan të përdorin duart e hallexhinjve, diku duan të përdorin skema të dala jashtë boje që kur i provuan në vendet e tjera që ka pasur reformë në drejtësi, le ta dinë që Partia Demokratike do të qëndrojë fort në hetimin e të korruptuarve pavarësisht emrave të përveçëm dhe ngjyrës së tyre politike dhe vënien e tyre para drejtësisë”, tha ai.

Sipas tij, Prokurorinë e Posaçme duan ta mbysin por Basha pretendon se nuk do t’ia dalin për sa kohë mbështetet nga SHBA dhe BE. “SPAK-u është e vetmja shpresë, ndaj duan ta mbysin. Nuk do t’ia dalin, jo vetëm pse PD e mbështet pa kushte, por sepse kemi ne krah SHBA-të dhe BE, vetëm me standardet dhe parimet që kanë shoqëritë e tyre. Sepse perëndimi garanton meritokaci pa pasur në qafë autokratët. Prandaj procesi që kemi nisur është i rëndësishëm. Ne demokratët besojmë se kemi vizionin, programin dhe shumë shpejt ekipin për një shpresë më të mirë. Ky program së shpejti do t’u paraqitet shqiptarëve, për ta nxjerr Shqipërinë nga kjo gropë ku është futur”, shtoi më tej.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco