Komisar Sadushi duke u 'mbajtur' fjalim karrigeve në sallën e GJykatës së Lartë

Komisar Sadushi duke u 'mbajtur' fjalim karrigeve në sallën e GJykatës së Lartë

17:38, 21/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Gjykatës së Lartë, ose i njohur ndryshe si ‘komisar’ Sadushi, pas daljeve me shallin e pionerit të shokut Enver, ka arritur një tjetër rekord.

Në një foto që po qarkullon në rrjet, shfaqet kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një sallë të boshatisur të gjykatës duke “mbajtur” një fjalim. 

Nuk dihet se kujt po i mban fjalim komisar Sadushi pasi salla duket tërësisht e boshatisur, por që serioziteti dhe qëndrimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë tregojnë se, ai ose deliron në një sallë të boshatisur vetëm me karrige, ose është duke bërë prova për ndonjë fjalim…s’dihet se ku.

Kujtojmë se Sadushi ishte Ekspert i Lartë i Reformës në Drejtësi dhe fill pas Reformës partia e çon komisar Sadushin në krye të Gjykatës së Lartë, gjë që është ë papranushme sipas standardeve, teorike të paktën, të Reformës.

Fotoja e Sadushit ndoshta është një përgatitje për t’u folë Dhomës së Avokatëve të Shqipërisë, të cilët komisari i akuzoi se ata janë përgjegjësit e dështimit të Reformës në Drejtësi. Akuzë e padëgjuar ndonjëherë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco