FOTO/ Sokol Sadushi si komisar partie, shfaqet me shallin e kuq komunist në qafë

FOTO/ Sokol Sadushi si komisar partie, shfaqet me shallin e kuq komunist në qafë

20:08, 20/01/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi është shfaqur ditën e sotme si një komunist i devotshëm.

Ai është shfaqur në rrjetin social në Facebook me shallin e kuq komunist në qafë.

Në vend që të ishte i paanshëm, të paktën publikisht meqë ja kërkon detyra që ka marrë (pasi jo publikisht, dihet se kujt i bindet) Sadushi ka dalë sot hapur duke e duke na thënë se kë mbështet si në detyrën e tij publike, por edhe në ato shoqërore.

Edhe gjatë fjalës së sotme në tubimin qytetar, kryetari i PD-së, Sali Berisha e akuzoi Sadushin si komisar politik që kërcënon avokatët.

‘Komisar Sokol Sadushi kërcënon dje avoketërit, mos sillni rekurse.

Miqtë e mi, në çdo vend të botës, edhe në diktatura, sistemi tre shkallësh i drejtësisë është garanci kushtetuese.

Por pasi krijuan Drejtësinë e Partisë, pasi krijuan drejtësinë si seksion të PS-së, tani nuk kanë më gjykatës, nuk kanë më prokurorë’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së sotme.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco