Qytetarët në tubim, pedagogu Gent Kaprata: Po shkojmë drejt sundimit!

18:58, 01/02/2024
A+ Aa A-

Qëndrestarëve tek ‘Rruga e Shpresës’ të cilët prej një muaji po protestojnë për arrestimin e padrejtë të liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar dhe pedagogu Gent Kaprata.

Pedagogu u shpreh gjatë fjalës së tij se po shkojmë drejt sundimit dhe kjo nuk ka ardhur brenda një nate por ka ardhur brenda një dekade.

Karpata: Unë quhen Gent Kaprata, pedagog, urbanist dhe sot jemi në ditën e 31 të protestës tonë për liri sepse e tillë është protesta e jonë për liri në mbrotje të asaj që quhet liri e fundit, liria për të zgjedhur dhe për t'u zgjedhur këtë po mundohen të na heqin.

Lirinë kë duam të na drejtojë, kush duhet të na përfaqësoj e kështu me radhë. Hequr këtë liri është e kuptueshme që vendi kalon nga një demokraci pavarësisht ngjyrës së demokracisë, pavarësisht nëse është demokraci hibride, demokraci e vogël, demokraci e madhe, demokraci e dobët, e shëndoshtë e kështu me radhë gjithsesi është më e mirë se sundimi dhe ne po shkojmë drejt sundimit.

Ky është muri i fundit nëse ne e lejojmë dhe këtë shumë nga ne shikoj mosha këtu që janë më të mëdhenj se unë dhe e mbajnë mend se çfarë ishte sundimi komunist mirëpo duket se atje po shkojmë. Thënë këtë gjë shumë, shumë e rëndë duhet ta kuptojmë dhe duhet ta pranojmë biles të ndihemi dhe keq që kjo gjendje nuk ka ardhur brenda një nate, ka ardhur për një dekadë. Shkencëtarët politik thonë se duhet një brez për të kaluar nga demokracia në sundim dhe ne duket se në këtë drejtim po shkojmë sepse jemi në vitin e 11 të një qeverisje sundimtare.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco