'Bombat' e Ahmetajt/ Murati: Ja pse mediat e tjera nuk guxuan t’i kërkonin një intervistë Arben Ahmetajt

18:31, 01/02/2024
A+ Aa A-

Gazetari Erl Murati i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, u shpreh se intervista e natës së sotshme e Arben Ahmetaj po pritet me mjaft interes, teksa zbuloi dhe arsyen , e cila sipas tij,  është frika.

Murati sqaroi se mediat e tjera, kishin frikë së Ahmetaj mund të ngrinte akuza penale ndaj kryeministrit Rama.

Po të shohësh komentet është shumë e qartë që intervista pritet me interes se kemi të bëjmë jo vetme me një njeri që ka mbajtur postin e zëvendes kryeministrit, por me një anëtar të kryesisë së Partisë Socialiste dhe me një bashkëpunëtor personal të kryeministrit Rama.

Thënë në këtë kuptim nuk bëhet fjalë thjeshte për çështjen e inceneratoreve por ka një interes publik dhe më të gjerë.

Që tek lajmi dje, për heqjen e passaportës diplomatike për Arben Ahmetaj, ne vumë re merakun e qeverisë , shqetësimin e saj,  dhe të gjithë industrisë së propagandës, për atë që mund të thoshte Arben Ahmetaj.

Menduan që në njëfarë mënyre të trafikojnë dhe të japin lajmin që është hequr passaporta diplomatike, që në njëfarë mënyre, intevsita e tij e sotme të interpretohet sikur ai foli nga inati, ngaqë i hoqi passaportën diplomatike, etj etj.

Pra në njëfarë mënyrë një distancim i panevojshëm.

Pra që dje ne e e kuptuam që intevsita që pritet të transmetohet shfaqi nervozizëm.

Kjo nuk është xhelozi profesional , do më vinte më mirë të ishin 30 gazetarë që do i kishin kërkuar Arben Ahmetajt një intervistë dhe ai të kishte zgjedhur Syri Tv në këtë rast do ishte e kuptueshme njëfarë xhelozie profesionale.

Ky nuk është ky rast.

Unë jam i bindur se të gjithë ata që e kritikojnë dhe sigmatizojnë këtë që po ndodh... as ju ka shkuar në mend t’i marrin intervistë një njeriu i cili mund të thotë kritika ose më saktë akuza penale për kryeminstrin dhe qeverinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco