Qytetarët nuk ndalen, qindra mblidhen për të 33-ën ditë me radhë në 'Rrugën e Shpresës' në mbështetje të liderit të opozitës

Qytetarët nuk ndalen, qindra mblidhen për të 33-ën ditë me radhë në 'Rrugën e Shpresës' në mbështetje të liderit të opozitës

18:28, 01/02/2024
A+ Aa A-

Edhe mbrëmjen e sotme qindra qytetarë dhe eksponentë të PD-së janë mbledhur për të protestuar para banesës së liderit të opozitës Sali Berisha.

Për 33 ditë radhazi mbështetësit e Berishës kanë dalë të protestojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Demokratët shprehen të vendosur të mos ndalin tubimet e tyre.

Ata kundërshtojnë masën e arrestit të shtëpisë të vendosur nga GJKKO ndaj kryedemokratit.

Kujtojmë se në datën 30 dhjetor, gjyqtarja Irena Gjoka firmosi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për Berishën për akuzën "Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë" për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani".

Avokatët e Berishës ankimuan vendimin e dhënë nga gjyqtarja Gjoka dhe Apeli i GJKKO-së e la masën në fuqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco