‘Bombat' e Ahmetajt për Ramën e Veliajn/ Salianji: Fakti që theu kodin e heshtjes një ish i afërt i Ramës, do të thotë se është kaluar limiti

17:57, 01/02/2024
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka komentuar vendosmërinë e ish numrit 2 të qeverisë Arben Ahmetajt për të folur rreth të fshehtave të Ramës dhe Veliajt, duke e cilësuar si një akt i cili vjen nga ngjarje të brendshme shumë të mëdha.

I ftuar në Task Force me Socila Meçon në Syri Tv, Salianji shprehet se Ahmetaj duhet të ishte prononcuar  për këtë çështje përpara drejtësisë kohë më parë.

 “Depuetët, ministrat dhe të përfshirët në krim në këtë vend duhet të flasin përpara se të shkojnë në thërtore. E folura e tanishme e Arben Ahmetajt nuk është e dalë nga përgjegjësia. Ka qënë numri 2 i qeverisë, ka qën një ndër ministrat më jetëgjatë të qeverisë së Edi Ramës, mesa duket një prej njerëzve që është përfshirë për llogari të Edi Ramës në afera korruptive. Të gjitha këto që thotë sot dueht ti kishte thënë para organit të drejtësisë, duhet t’i kishte thënë të vërtetat e tij në publik para se të shkonte në llogjikën e arratisë.

Fakti që dikush e thyen kodin e heshtjes, kjo është për tu parë. Pavarsisht gjithë përgjegjsisë që ka Ahmetaj në raport me abuzimet që janë bërë në këtë vend  duhet ta bëjë qeverisë shqiptare që të reagojë.

Fakti që një prej tyre po tregon tashmë të vërteta që ne i kemi thënë prej vitesh në publik, dhe një pjesë prej tyre të cilat janë vërtetuar nga SPAK, pjesa tjetër që e ndan drejtësinë apo njerëzit në këtë vend në të prekshëm dhe të paprekshem e bën që të jetë një gjë e vlefshme.

Ajo që duhet thënë është, a jemi në kushtet kur drejtësia godet vetëm ata persona që nuk kanë marrëdhënie të mira me Ramën? Apo jemi në gushte ku drejtësia po vendon përpara përgjegjësisë të gjithë personat penale pavarsisht funksionit apo pavarsisht logjikës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco