Salianji: Jemi plotësisht në një autokraci, mazhoranca nuk lejon askënd të flasë

Salianji: Jemi plotësisht në një autokraci, mazhoranca nuk lejon askënd të flasë

22:58, 31/01/2024
A+ Aa A-

Duke marrë shkas nga ajo çfarë ndodhi këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh në emisionin “Ora e Betit” në Ora News, se ajo çfarë ndodhi atje është një fotokopje e asaj që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë.

“Sot kemi një regji dhe një autokraci, ku kjo mazhorancë nuk lejon askënd të flasë apo të denoncojë problemet.

Kur themi që jemi në regjim nisem nga matja e disa indikatorëve të funksionimit të një demokracie në një vend. Dhe sot jemi plotësisht në një autokraci, pasi regjimet nuk kanë asnjë indikacion tjetër se sa nënshtrim i të gjitha institucioneve në vullnetin e një individi të vetëm.

Pra, sot praktikisht nuk ekziston një parlament, nuk ekziston sot fatkeqësisht asnjë institucion tjetër i pavarur që të bëjë rezistencë ndaj pushtetit të Edi ramës, por janë në garë kush t’i shërbejë më shumë këtij pushteti, dhe kjo nuk përjashton atë që ndodh në pushtetin lokal", u shpreh ndër të tjera ligjvënësi demokrat Ervin Salianji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco