Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Kush qëndron pas mbrojtjes së Irena Gjokës?

SYRI TV/ Berisha: Rama vendosi në arrest liderin e opozitës, goditja me e rëndë për pluralizimin

21:28, 31/01/2024
A+ Aa A-

Qindra qytetarë u mblodhën poshtë banesës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha në një rezistencë e cila sonte mbushi 1 muaj. Duke folur para mbështetësve, Berisha tha se vendosja nën arrest e liderit të opozitës, pa asnjë fakt, provë apo dokument, dëshmon karakterin fund e krye politik dhe një akt prej frikacaku të Edi Ramës. Berisha tha se Edi Rama përdori Sorosin, Mcgonigalin dhe Altin Dumanin për të goditur opozitën shqiptare dhe liderin e saj. Ai tha se Rama, ka bllokuar serverat dhe kompjuterat, të cilat ia kërkon Interpoli, në të cilën gjendet të gjithë dokumentet e krimit të tij ndërkombëtar.

SYRI TV

Mbrëmja e 31 janarit shënoi një muaj rezistencë të  qytetarëve në mbështetje të liderit të opozitës  Sali Berisha, i cili  nën urdhërat  politik  është  vendosur në masën e arrestit  shtëpiak. Efkteee

Nga dritarja e banesës së tij, kryetari I Partisë Demokratike,  e cilësoi  masën e arrestit shtëpiak ndaj tij  si një vendim, që e rreshton Shqipërinë në krah të vendeve diktatoriale dhe që godet rëndë plularizimin.

Berisha deklaroi se një nga arsyet e vendosjes ssë tij nën arrest ishte dhe kundërshtimi që i ka bërë projekteve, antikombëtareve, tëkryeministri Rama dhe multimilarderit George Soros, për ballkanin e hapur dhe  ndarjen e Kosovës.  Lideri I opozitës  akuzoi  kryeministrin se ka bllokuar servat që kërkohen  nga interpoli për pëerfshirjen etij, në aferën  Mcgonigal ndërsa paralajmëroi  kreun e SPAK Altin Dumanin që do të ndajë të njëjtin fat me Edi Ramën.

Kreu demokrat komentoi vendimet e  Gjykatës kushtetuese,  duke e cilësuar si një gjykatë të kapur politikisht nga kryeministri.  

Berisha vlerësoi betejen e këshilltarëve të opozitës në këshllin bashkiak të kryeqytetit, duke akuzuar kryebashkiakun Erion veliaj se ëhstë përgjegjësi kryesor I inveneratorit të Tiranës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco