Task force/ Pse Mërtiri edhe Ahmetaj folën tek Çim Peka? Kryeredaktori i SYRI.TV tregon arsyet

17:51, 31/01/2024
A+ Aa A-

Si ka mundësi që edhe Mirel Mërtiri edhe Arben Ahmetaj folën tek Çim Peka? Ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja e emisionit Task Force, Sonila Meço, kryeredaktorit të Syrit.TV Romir Saraçit, pyetje të cilës u përgjigj:

Po si duket jemi e vetmja medie ose ndër të pakta media që nuk na ka dal emri tek Inceneratorët dhe nuk besoj se ka për të dalë, pavarësisht paragjykimeve nuk ka për të dalë ndonjëherë tjetër. Dhe të paktën kaq kohë që kemi ekzistencë kemi vërtetuar që sa përsa i përket informacioneve nuk kemi bërë ndonjëherë kompromis e kemi thënë deklaratën qoftë na përshtatet në bindjet tona apo jo e kemi dhënë të pa censuruar dhe ky mund të jetë një besim që këta individ mund të kenë parë tek Çim Peka dhe tek SYRI për të dhënë intervistën.

Siç do të thoja pjesën tjetër që kemi bërë edhe pak më shumë se sa mund të kenë bërë institucionet e drejtësisë. Se a ka Arben Ahmetaj për të thënë dhe a mund t'i thoshte në media të tjera? Nuk mund ti thoshte në media që mund të jenë paguar nga inceneratorët. Siç bëhet fjalë ne kemi sot Incineratorin e Tiranës që SPAK e ka sekuestruar duke identifikuar si pronar fundor Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin duke i akuzuar se janë pronar fundor sepse kanë përfituar 4 milionë euro. Të paktën kaq e ka konfirmuar SPAK.

Por nëse nuk gaboj për shifrën aty janë investuar deri më sot në një Incenerator që nuk ekziston mbi 100 milionë euro. Po 96 milionë euro të tjera ku kanë shkuar? Pra i bie që kanë shkuar vërtetë tek pronarët real dhe fundor që nuk janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri se po të ishin do të na e kishte thënë SPAK gjë që nuk na e ka thënë.

Siç dimë dhe pjesën tjetër që kemi parë që ka denoncuar media dhe opozita që para Inceneratorësh kanë financuar ndërtime shkollash. 1 milionë euro ishte një kopsht në Kombinat, kemi parë makina të kompanive të Inceneratorëve me logo të Bashkisë së Tiranës. Por në qoftëse SPAK ka verifikuar 4 milionë euro si përfitues fundor Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri a cilësohen edhe këto përfitimi të Bashkisë së Tiranës apo financime të projekteve të gocës së kryeministrit si përiftues fundor? Pra ka shumë mpikëpyetje që duhet të sqarohen prandaj ngjall interes intervista e Arben Ahmetaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco